Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT! Humb jetën në aksident këngëtari i njohur!

Posted on May 22, 2026 by admin

TRAGJEDI E RËNDË NË MAQEDONINË E VERIUT – Humb jetën këngëtari i njohur operistik Riste Velkov bashkë me djalin e tij 20-vjeçar

 

Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut, ku mes viktimave mbetën këngëtari i njohur operistik Riste Velkov, 51 vjeç, dhe djali i tij Adami, vetëm 20 vjeç.

 

I riu ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike. Në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë 20-vjeçarë, të cilët gjithashtu humbën jetën në vendngjarje.

 

Sipas informacioneve nga autoritetet maqedonase, aksidenti ndodhi më 21 maj 2026 rreth orës 23:00. Dyshohet se një kamion i tipit “MAN”, i drejtuar nga një 76-vjeçar nga Kosova, humbi kontrollin, kaloi në kahun e kundërt dhe u përplas fuqishëm me veturën ku udhëtonin viktimat.

 

Pas përplasjes së fortë, të dy mjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën pothuajse plotësisht. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit për të shuar zjarrin, ndërsa ekipet e urgjencës konstatuan vdekjen e viktimave.

 

Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Post Views: 61

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Botërori nis me incident për Anglinë, Bellingham dhe shokët mbeten pa pajisje stërvitore
  • BE forcon kontrollet kufitare, çfarë duhet të dinë udhëtarët
  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme