Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Vendimi i ri i Greqisë gëzon familjet shqiptare, ja kush përfiton 150 euro!

Posted on May 23, 2026 by admin

Qeveria greke ka konfirmuar shpërndarjen e një ndihme financiare prej 150 eurosh për çdo fëmijë, një masë që pritet të përfitohet nga qindra mijëra familje, përfshirë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri të ditur se pagesat do të realizohen gjatë muajit qershor dhe se përfitues do të jenë rreth 1 milion familje në të gjithë vendin.

 

Sipas autoriteteve greke, ndihma do të jepet automatikisht, pa pasur nevojë për aplikim. Qytetarët duhet vetëm të sigurohen që llogaria bankare (IBAN) të jetë deklaruar saktë në sistemin tatimor grek.

 

Paketa financiare është menduar për familjet me fëmijë të mitur, si dhe për familjet që kanë anëtarë në varësi, përfshirë persona me aftësi të kufizuara apo fëmijë madhorë që nuk mund të vetëmbahen.

 

Shuma e përfitimit rritet në bazë të numrit të fëmijëve. Familjet me një fëmijë do të marrin 150 euro, ndërsa ato me më shumë fëmijë mund të përfitojnë deri në 900 euro ose më shumë.

 

Autoritetet greke bëjnë me dije se përzgjedhja e përfituesve do të bazohet në deklaratat tatimore të vitit 2025, ndërsa fondi total i kësaj skeme arrin në rreth 240 milionë euro.

 

Do t’ju ishim shumë mirënjohës nëse do të na ndihmonit në mirëmbajtjen e faqes vetëm duke klikuar mbi fotografinë më poshtë. Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj!

Post Views: 153

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Skema e re e pensioneve: Gjithçka që duhet të dini
  • SHBA–Paraguaj hyn në histori, ja si u aplikua rregulli i ri i VAR-it
  • Refuzoi të Shiste Kasollen Pas Shitjes së Shtëpisë, Por Askush Nuk E Priste Çfarë Fshihej Brenda
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ndryshojnë nafta dhe benzina
  • Lajm i keq për LDK-në, ndryshojnë llogaritë politike

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme