Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Amerikës.
Në reagimin zyrtar, ambasada thekson se çdo shtetas që përfshihet në aktivitete kriminale gjatë qëndrimit në SHBA rrezikon anulimin e menjëhershëm të vizës amerikane.
Sipas autoriteteve amerikane, arrestimet për dhunë, sulm fizik, dhunë në familje apo vepra të tjera penale mund të sjellin pasoja të rënda ligjore dhe ndalim për marrjen e vizave në të ardhmen.
“Një vizë amerikane është privilegj dhe jo e drejtë. Ajo mund të hiqet në çdo moment nëse shkelet ligji”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.