Skip to content

GREQIA në alarm! Tre tërmete brenda pak minutash, ja sa ishte magnituda dhe ku u ndjenë lëkundjet!

Greqia është tronditur këtë të premte nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme në zonën detare pranë ishullit Kasos.

 

Lëkundja më e fortë u regjistrua me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter, rreth 30 kilometra në perëndim të ishullit, me thellësi fokale 9.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.

 

Tërmeti shkaktoi panik te banorët dhe u ndje deri në Kretë, ndërsa autoritetet konfirmojnë se deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

 

Media greke raportojnë se rreth një orë më pas, në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 ballë dhe thellësi 5.6 kilometra. Ndërkohë, në orën 18:48 u shënua edhe një lëkundje e tretë me magnitudë 3.6 ballë.

 

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa vijojnë verifikimet për dëme të mundshme materiale.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *