Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Lorena Arapaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra këtë të hënë, vetëm 8 muaj pasi mori drejtimin e institucionit shëndetësor.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet që çuan në largimin e saj, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi ndryshimet në drejtimin e spitalit.
Dorëheqja vjen në një periudhë kur Spitali Rajonal i Vlorës përballet me një numër të lartë pacientësh dhe ngarkesë të shtuar në shërbimet mjekësore.
Lorena Arapaj ishte emëruar në krye të këtij institucioni në tetor të vitit 2025, ndërsa tashmë pritet edhe një reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë zhvillim.