Është hapur sot aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një videoje të publikuar në Facebook, raporton “Zëri.info”.
Ai ka bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet përmes platformës E-Kosova, në kategorinë “Familja”.
Sipas njoftimit, afati për aplikim do të zgjasë deri më 5 qershor.
https://www.facebook.com/watch/?v=1254435726524241