Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Fier, ku katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në të njëjtin aks rrugor, duke shkaktuar lëndime tek personat që ndodheshin në automjete.
Mësohet se dy nga të plagosurit janë turistë të huaj, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ndërkohë po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.