Skip to content

Përplasje e fortë në Shëngjin, tre persona të plagosur transportohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar në zonën e Kënallës, në Shëngjin, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi Alert Lleshi, dhe një tjetër automjet i drejtuar nga Arben Lazri, në të cilin ndodhej edhe pasagjerja Marsela Pjetri.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe ekzaminime të mëtejshme. Sipas burimeve mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *