Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve në vend, duke sjellë një tjetër ulje për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 28 Maj 2026, çmimi i naftës është ulur me 3 lekë për litër, ndërsa benzina ka pësuar një ulje prej 5 lekësh.
Nga sot, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë me çmim maksimal 174 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e reja kanë hyrë në fuqi këtë të enjte, më 28 Maj, nga ora 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Transparencës.
Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregtimit të karburanteve se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm dhe çdo shkelje do të shoqërohet me masa ndëshkuese, deri në pezullim aktiviteti.
Gjithashtu, bëhet e ditur se çmimet aktuale mbeten nën kufirin e përcaktuar nga Akti Normativ për akcizën, çka do të thotë se akciza për karburantet do të vazhdojë të aplikohet në nivelin e plotë 100%.