Në një njoftim në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije nisjen e procedurës së rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.
Në njoftim thuhet se:
“Ka nisur rimbursimi për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.”
Sipas Tatimeve, pagesat do të transferohen në llogaritë bankare të deklaruara nga përfituesit.
Ky proces përfaqëson një lehtësi fiskale që synon të mbështesë familjet dhe qytetarët.