Besëtytnitë kanë qenë gjithmonë të pranishme në kulturën popullore, ashtu si edhe interpretimi i shenjave dhe simboleve të ndryshme. Për këtë temë ekzistojnë edhe libra të tërë, megjithëse përpilimi i tyre mbetet shpesh i ndërlikuar. Që nga kohët e lashta, njerëzit kanë kërkuar të interpretojnë fenomene të caktuara dhe të merren me forma të ndryshme parashikimi.
Sot po sjellim disa interpretime të lidhura me zogjtë.
Nëse shihni një pëllumb në dritare, kjo mund të nënkuptojë ardhjen e një lajmi të rëndësishëm; e njëjta gjë thuhet edhe për dallëndyshen. Kjo ngjarje, sipas besëtytnive, mund të shërbejë si paralajmërim për diçka që pritet të ndodhë, në mënyrë që të jeni të përgatitur.
Nëse një zog ju ngec në rroba, kjo shihet si shenjë e fatit të mirë. Ndërsa shfaqja e një lejleku në fushën e shikimit interpretohet si shenjë e ardhjes së një fëmije.