Zërat për një krizë në raportin mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po bëhen gjithnjë e më të forta në rrjetet sociale. Lëvizjet e fundit të dyshes kanë shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të ketë kaluar një moment të vështirë.
Fillimisht, ndjekësit vunë re se Mateo dhe Brikena nuk ndiqen më në Instagram, ndërsa nga profilet e tyre janë fshirë edhe fotot e përbashkëta që më herët merrnin shumë reagime. Po ashtu, Brikena ka ndryshuar fotografinë e profilit, duke hequr imazhin ku shfaqej krah Mateos. Nga ana tjetër, Mateo vazhdon të mbajë ende një foto me të.
Ish-banori i BBVA5 ka reaguar vetëm në mënyrë indirekte përmes një Instastory nga Elbasani, ku shfaqet mes fëmijëve duke bërë shenjën e paqes me duar. Krahas postimit ai shkroi:
“Një ditë normale në Elbasan”.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se dora e tij e majtë nuk dukej qartë në foto, duke nxitur komente të shumta nëse ai vazhdon ende të mbajë unazën që konsiderohej simbol i lidhjes me Brikenën.
Deri tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën, ndërsa fansat vijojnë të aludojnë për një ndarje të mundshme mes tyre.