Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë hyrë në fuqi më 30 maj 2026, nga ora 13:00.
Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës (gazoil) për shitje me pakicë është caktuar në 185 lekë/litër, ndërsa për shitje me shumicë në 173 lekë/litër.
Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 173 lekë/litër në pakicë dhe 161 lekë/litër në shumicë.
Bordi thekson se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të rishikohen sipas zhvillimeve në treg. Autoritetet kanë paralajmëruar se çdo operator që nuk zbaton vendimin do të përballet me masa ndëshkuese, deri në pezullimin e https://curiousworld24.com/?p=3772&preview=trueaktivitetit.
Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën pragjet e përcaktuara nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, ndaj akciza për karburantet do të vazhdojë të zbatohet në nivelin e plotë, 100%.
Për gazoilin e përdorur në sektorin e peshkimit, çmimi i përcaktuar rezulton 90 lekë/litër, në përputhje me përjashtimet ligjore nga taksat dhe akciza.