Alarm i rremë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë
Një objekt i dyshimtë i gjetur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, shkaktoi shqetësim te banorët dhe kalimtarët e zonës.
Sipas informacioneve të para, në mes të rrugës ishte vënë re një kovë e braktisur, e cila ngriti dyshime se mund të përmbante lëndë shpërthyese. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë, të cilat rrethuan zonën dhe nisën verifikimet përkatëse.
Pas kontrollit të kryer nga autoritetet, rezultoi se brenda kovës kishte vetëm fasule, duke bërë që alarmi të rezultonte i pabazuar dhe situata të rikthehej shpejt në normalitet.