Skip to content

Greqia reagon pas protestës, dalin detaje të reja për një nga pjesëmarrësit

 

Athina zyrtare ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në protestën e 30 majit në Zvërnec, duke bërë të ditur se mes të plagosurve ndodhet edhe një shtetas grek. Sipas autoriteteve greke, Ambasada e Greqisë në Tiranë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar atij mbështetje konsullore dhe kujdes mjekësor.

Në deklaratën e saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë shprehu shqetësim për incidentet e regjistruara gjatë protestës së banorëve lidhur me çështjet e pronësisë në zonë, duke theksuar se mes protestuesve ndodhej edhe shtetasi grek i cili mbeti i lënduar.

Po ashtu, Athina bëri të ditur se ambasada greke po ndjek nga afër çështjen dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Ministria greke vlerësoi reagimin fillestar të institucioneve shqiptare, ndërsa rikujtoi rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave pronësore të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek dhe ruajtjes së zonave të mbrojtura mjedisore.

Sipas deklaratës, respektimi i këtyre standardeve lidhet edhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga legjislacioni i Bashkimit Europian.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *