Skip to content

Lajm i Mirë për Shoferët! Nga Mesnata Bien Çmimet e Naftës dhe Benzinës

Qeveria zgjat masën për uljen e akcizave të karburanteve, nafta dhe benzina pritet të lirohen

 

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria vendosi të vazhdojë masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 15 qershor, me synimin për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve tek qytetarët dhe ekonomia.

 

Njëkohësisht, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë furnizuese të karburanteve OKTA, është siguruar një ulje shtesë prej 2 denarësh për litër, e cila do të zbatohet duke filluar nga 1 qershori.

 

Sipas përllogaritjeve, çmimi i naftës (dizelit) pritet të ulet me rreth 6.5 denarë për litër, ndërsa benzina me afërsisht 1.5 denar për litër.

 

Autoritetet vlerësojnë se kjo do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, transportuesit, fermerët dhe bizneset, duke ndihmuar në uljen e kostove dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

 

Qeveria njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndërmarrë masa të tjera në mbështetje të standardit jetësor dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Published inNews Shqip