Skip to content

Tragjedi ajrore në Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i nisur nga Gjermania, ka të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin, në rajonin e Istrias në Kroaci.

Policia kroate konfirmoi se deri më tani janë gjetur katër viktima, ndërsa nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonën ku ndodhi ngjarja. Sipas mediave kroate, ekipet e emergjencës janë në kërkim edhe të dy personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin në aeroplan.

Sipas informacioneve paraprake, aeroplani ishte nisur nga Gjermania para se të rrëzohej në territorin kroat.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *