Skip to content

Incident i rëndë gjatë pushimeve, veprimi i pushueses shkakton alarm

Turistja nga Maqedonia e Veriut dyshohet se shkaktoi incidentin e rëndë në Ulqin

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Ulqin, në zonën e njohur si Plazhi i Madh, ku një turiste nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka përplasur me automjet dy qen, duke shkaktuar ngordhjen e tyre.

Pamjet e rënda të publikuara në rrjetet sociale kanë shkaktuar reagime të shumta dhe indinjatë te qytetarët.

Sipas raportimeve nga mediat malazeze, gruaja dyshohet se kishte marrë me qira një apartament pranë disa bizneseve të administruara nga shqiptarë. Pas incidentit, ajo është kthyer në apartament, ka marrë sendet personale dhe është larguar pa kryer pagesën.

Policia e Ulqinit është angazhuar për zbardhjen e rastit dhe, sipas raportimeve, ka arritur ta ndalojë të dyshuarën teksa po përpiqej të largohej nga Mali i Zi.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave që lidhen me të.

Pamje të rënda: Video

Videoja e publikuar tregon momentin e incidentit në Plazhin e Madh të Ulqinit. Rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj ndaj faqes sonë. Ndihma juaj, edhe vetëm përmes një reagimi apo shpërndarjeje, na ndihmon të vazhdojmë punën dhe t’ju sjellim më shumë informacione.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *