Skip to content

Njoftim urgjent në kufirin Shqipëri-Greqi, dogana do të mbyllet përkohësisht

Njoftim për udhëtarët: Pezullohet përkohësisht lëvizja në Kakavijë

Dogana e Kakavijës njofton se, për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, ditën e hënë, më 27 korrik 2026, nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (sipas orës shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga pika kufitare.

Autoritetet shqiptare u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë, të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë orarit 07:00–11:00, për të shmangur vonesat dhe shqetësimet gjatë udhëtimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *