Skip to content

Dashuria 9-vjeçare dhe sakrifica e 24-vjeçares, ndihma që preku zemrat e prindërve

Prindërit e autorit të vrasjes në Roskovec rrëfejnë momentet e rënda: “Jemi të tronditur, gjithçka lidhet me paratë”

Ngjarja e rëndë që tronditi Roskovecin ka lënë pas dhimbje dhe tronditje të madhe. Prindërit e Refit (Nertil) Buzit, 35-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit të tij, Kosta Plakës, kanë folur për mediat me lot në sy, duke shprehur trishtimin dhe habinë për atë që ka ndodhur.

Sipas tyre, konflikti mes djalit të tyre dhe familjes së ish-partneres dyshohet se ka lidhje me një shumë të konsiderueshme parash, rreth 180 mijë paund, të fituara nga puna e tij në Angli ndër vite.

Prindërit tregojnë se çifti kishte qenë i fejuar prej 9 vitesh dhe se më parë nuk kishin pasur probleme. Ata shprehen se djali i tyre punonte jashtë vendit dhe dërgonte para, ndërsa sipas tyre, një pjesë e madhe e konfliktit lidhej me menaxhimin e këtyre parave.

“Kanë qenë bashkë prej 9 vitesh. Ishin mirë, pa probleme. Ai punonte në Angli dhe dërgonte para. Flitet për një shumë rreth 180 mijë paund”, u shprehën prindërit e 35-vjeçarit.

Ata tregojnë se nuk kishin marrë ndihmë financiare nga djali i tyre dhe se ishin të tronditur nga përfundimi tragjik i konfliktit mes familjeve.

I pyetur nëse kishte një mesazh për djalin e tij, i cili ishte i rrethuar nga forcat RENEA dhe po negociohej për dorëzimin e tij, babai tha se e kishte telefonuar disa herë, por nuk kishte marrë përgjigje.

“E kemi telefonuar shumë herë, por nuk na përgjigjet. Nuk dimë çfarë të themi. Jemi të shkatërruar nga ajo që ka ndodhur”, tha ai.

Prindërit theksuan se e kanë të vështirë të flasin për ngjarjen, pasi familjet janë bashkëfshatarë dhe kanë pasur marrëdhënie të afërta prej vitesh.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa pritet të sqarohen motivet dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje tragjike.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *