Skip to content

Bastisje në shtëpinë e një 17-vjeçari në Pejë, policia zbulon çfarë u gjet brenda

Një 17-vjeçar është shoqëruar në Polici pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Pejë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për të miturin me inicialet E.Sh. Kontrolli është kryer në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, në një banesë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku i riu jetonte.

Gjatë aksionit, Policia ka gjetur një pistoletë të tipit “EKOL” dhe një karikator të zbrazët, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

I mituri është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është hapur rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas përfundimit të intervistimit, 17-vjeçari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *