Lajm i mirë për familjet në Tetovë! Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës janë miratuar dy vendime që pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Vendimi i parë parashikon mbështetje financiare për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë. Çdo nxënës do të përfitojë 6.150 denarë, ose rreth 100 euro, si ndihmë për përgatitjet dhe shpenzimet e fillimit të vitit shkollor. Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të prindërve dhe të inkurajojë arsimin që në hapat e parë.
Ndërkohë, është miratuar edhe projekti për rikonstruktimin e parkut pranë Shkollës së Muzikës në Tetovë. Hapësira do të modernizohet dhe do të ofrojë kushte më të mira për pushim, rekreacion dhe aktivitete të ndryshme për qytetarët, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Përfaqësuesit e Këshillit Komunal theksuan se investimet në arsim, infrastrukturë dhe hapësira publike do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të Tetovës.