Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Shqipëri dhe Europë
Le të ndjekim parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe në kontinentin europian.
Në Europën Veriore dhe në Ishujt Britanikë moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me reshje shiu, stuhi lokale dhe erëra të forta. Ndërkohë, pjesa më e madhe e Europës do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta.
Sa i përket vendit tonë, sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë gjatë gjithë ditës. Pasditja mund të sjellë kalime të lehta vranësirash në zonat malore. Temperaturat pritet të luhaten nga 10°C deri në 36°C. Era do të fryjë me një shpejtësi deri në 30 km/h, ndërsa deti do të paraqitet i qetë me dallgëzim deri në 1 ballë.
Për ditën e nesërme, kushtet atmosferike në rajon dhe në Europë do të ndikohen nga një qendër ciklonare, e cila do të sjellë reshje shiu dhe erëra të forta në Europën Qendrore, rajonin e Balltikut dhe Ishujt Britanikë. Në të kundërt, Europa Jugore do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm dhe të kthjellët.
Në Shqipëri, sipas MeteoAlb, vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të ndikojë në kushtet e motit. Paraditja do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira kalimtare kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 37°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësi deri në 25 km/h.