Skip to content

Lajm i papritur nga Kosova: Ja çfarë po ndodh me Albin Kurtin pas zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke u renditur forca e parë politike me 43.47% të votave të numëruara deri tani, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.40% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17.88%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7.19% të mbështetjes së qytetarëve.

Megjithëse ka konfirmuar epërsinë në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka pësuar një rënie krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të mëparshme, kur kishte fituar mbi 51% të votave. Në rezultatet aktuale nuk janë përfshirë ende votat e diasporës, të cilat pritet të ndikojnë në përfundimin e procesit zgjedhor.

Pjesëmarrja në votime ishte rreth 35%, më e ulët se në zgjedhjet e kaluara, kur pjesëmarrja kishte arritur në afërsisht 45%. Sipas Policisë së Kosovës, procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze që do të cenonin mbarëvajtjen e votimit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *