Skip to content

Rriten pensionet në korrik, zbulohet shuma që do të marrin pensionistët

 

Qeveria ka paralajmëruar se indeksimi i pensioneve për vitin 2026 do të realizohet më herët se zakonisht, por eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, e konsideron këtë nismë si një lëvizje me prapavijë politike.

Sipas tij, rritja e përfolur prej 2.8% është e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës. Hoxha thekson se një pension minimal prej 10 mijë lekësh do të përfitonte vetëm 280 lekë shtesë në muaj, një shumë që ai e cilëson simbolike.

Eksperti kritikon qeverinë për mungesën e masave konkrete në mbështetje të pensionistëve, duke argumentuar se çmimet e produkteve bazë dhe karburanteve janë rritur ndjeshëm, ndërsa pensionet kanë mbetur larg ritmit të inflacionit.

Ai shton se indeksimi duhet të ishte zbatuar që në fillim të vitit dhe me efekt prapaveprues, ndërsa akuzon qeverinë se po përdor çështjen e pensioneve për të larguar vëmendjen nga problemet sociale dhe ekonomike me të cilat përballen qytetarët.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *