Skip to content

Kur nisin pagesat e reja për personat me aftësi të kufizuara? Ja çfarë thotë Shërbimi Social

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë të re masash sociale në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësve të tyre personalë, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror ka sqaruar mënyrën e zbatimit të vendimit.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi u miratua më 22 korrik, por efektet financiare nisin nga 1 korriku 2026. Kjo do të thotë se përfituesit do të marrin pagesat me vlerat e reja duke filluar nga 1 gushti 2026, së bashku me diferencën financiare që u takon për muajin korrik.

Shërbimi Social Shtetëror thekson se asnjë e drejtë e fituar nuk do të preket dhe se të gjitha përfitimet do të zbatohen sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Paketa e re përfshin dyfishimin e pagesës për më shumë se 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njohjen si vite kontributi të periudhës së shërbimit për rreth 14 mijë e 600 ndihmës personalë, si dhe thjeshtimin e procedurave të KEMP-it për rastet kur përfitimi është afatgjatë.

Masat kanë efekt financiar që prej 1 korrikut 2026, ndërsa kostoja e parashikuar e paketës për këtë vit është mbi 15 milionë euro.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *