Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Incident i rëndë në Zvicër: Kosovari përfundon në spital pas sulmit nga një zviceran

Posted on June 9, 2026 by admin

 

Një shtetas 25-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi të ndodhur të dielën në Uznach të Zvicrës. Autoritetet zvicerane kanë arrestuar një të dyshuar 40-vjeçar me shtetësi zvicerane, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas Policisë Kantonale të St. Gallenit, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 qershorit në rrugën Grynaustrasse. Rreth orës 15:00, shërbimet e emergjencës morën një njoftim për një person të plagosur në rrugë.

Patrullat e policisë gjetën 25-vjeçarin në një dyqan pranë banesës së tij. Pas ndihmës së parë të dhënë nga ekipet mjekësore, ai u transportua me urgjencë në spital, pasi lëndimet e marra konsideroheshin të rrezikshme për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 40-vjeçari ka hyrë në apartamentin e të riut kosovar dhe e ka sulmuar me një objekt të mprehtë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Policia ka bërë të ditur se marrëdhënia mes dy personave dhe motivi i sulmit nuk janë sqaruar ende. Në vendngjarje kanë intervenuar disa patrulla policore, ekspertë kriminalistikë dhe ekipet e ambulancës, ndërsa hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Kantonit të St. Gallenit.

Post Views: 45

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme