Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar liderin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhje.
Përmes një mesazhi publik, Plenković theksoi se Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ai gjithashtu shprehu pritjen që institucionet e reja të formohen sa më shpejt, në mënyrë që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të forcohet në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“Urime kryeministër Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Plenković.