Skip to content

Çfarë vendosi Gjykata për Erion Veliajn? Detajet e fundit nga seanca

Këtë të mërkurë, në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në sallën e gjyqit është paraqitur avokati mbrojtës, Plarent Ndreca, ndërsa Veliaj ka depozituar një deklaratë ku shpreh vullnetin për t’u përfaqësuar nga mbrojtësi i tij ligjor. Nga ana e Prokurorisë është i pranishëm prokurori Ols Dado, ndërsa mungon kreu i SPAK, Altin Dumani.

Burime nga seanca bëjnë me dije se fillimisht ishte parashikuar që mediat të lejoheshin për disa minuta në sallë, për të filmuar nisjen e procesit. Megjithatë, trupa gjykuese vendosi të mos pranojë kërkesat për transmetim të drejtpërdrejtë të seancës.

Procesi gjyqësor vijon me shqyrtimin e çështjes, ndërsa priten zhvillime dhe vendime të tjera gjatë seancës.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *