Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur edhe te protestat që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë.
E pyetur për situatën dhe mesazhin që mund të kishte për institucionet shqiptare, ajo u shpreh e rezervuar, duke theksuar se ambasadat e huaja shmangin komentet mbi çështje të brendshme politike.
Megjithatë, Huber nënvizoi rëndësinë e demokracisë, pjesëmarrjes qytetare dhe rolit të shoqërisë civile në funksionimin e një shteti demokratik.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike është një element thelbësor i çdo sistemi. Përmes programeve tona ne vazhdojmë të mbështesim institucionet demokratike, parlamentin dhe shoqërinë civile”, u shpreh ambasadorja.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet vijojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe të aktorëve politikë në vend.


Be First to Comment