Su Burcu Yazgı Coşkun emocionon fansat shqiptarë me postimet e saj të fundit
Aktorja e njohur turke Su Burcu Yazgı Coşkun, e cila fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e Asiye në serialin Kardeşlerim, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa postime të fundit në rrjetet sociale.
Në një nga publikimet e saj në Instagram, aktorja ndau një fotografi ku shfaqej një tabelë rrugore me emrat “Mitrovicë” dhe “Prishtinë”. Ajo që ngjalli më shumë reagime ishte përshkrimi që shoqëronte foton, ku aktorja kishte shkruar “hoooome”, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë.
Postimi u prit me entuziazëm nga fansat shqiptarë, të cilët e interpretuan atë si një shenjë afërsie dhe dashurie ndaj trojeve shqiptare.
Ndërkohë, në një tjetër publikim, aktorja ndau një video ku dëgjohej një këngë në gjuhën shqipe. Në pamje, Su Burcu shihej duke e shijuar muzikën dhe duke kënduar bashkë me ritmin e këngës, gjë që ka sjellë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit e saj.
Postimet e saj janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga admiruesit shqiptarë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin dhe ta ndjekin me interes karrierën e aktores së re turke.


Be First to Comment