Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.
Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se shkaku i kësaj tragjedie ka qenë kontakti me rrymën elektrike.
Lidhur me rastin, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit dhe zyrtari i AAK-së, Hajdar Sutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.

Be First to Comment