Vetëm pak ditë pasi konfirmuan rikthimin e tyre si çift, Mateo dhe Brikena janë sërish në qendër të aludimeve për një krizë në marrëdhënie. Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga emisioni “Top Arena”, e cila sipas ndjekësve lidhet me një ftohje të mundshme mes dy ish-banorëve të BBVA.
Në pamjet që janë bërë virale, Brikena shihet duke i prekur krahun Mateos gjatë kërcimit, një veprim që disa përdorues e kanë interpretuar si shenjë tensioni mes tyre. Ky moment ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku komentuesit e kanë lidhur me një distancim të mundshëm në çift.
Dyshimet u shtuan edhe më tej pas zhvillimeve të fundit në emision. Brikena mungoi në pjesën e parë të spektaklit dhe, kur u shfaq më vonë në studio, deklaroi: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht”.
Po atë mbrëmje, Mateo prezantoi për herë të parë këngën e tij të re “Kur të jesh larg”. Ajo që u vu re ishte mungesa e Brikenës gjatë performancës, ndërsa në rrjetet sociale ajo publikoi momente me Kader Kicajn dhe nuk bëri asnjë reagim për projektin muzikor të partnerit.
Deri më tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë dhënë ndonjë reagim publik për të sqaruar nëse bëhet fjalë për ndarje apo thjesht për një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.

Be First to Comment