Skip to content

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një grua dhunohet

Pronarët e një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, në Tiranë, dyshohet se kanë mbyllur dhe dhunuar një kliente, pasi ajo kërkoi rimbursimin e një frigoriferi të blerë, i cili rezultoi me defekt.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, gruaja ishte paraqitur në dyqan për të kërkuar kthimin e shumës së paguar, pasi pajisja nuk ishte funksionale. Megjithatë, kërkesa e saj është refuzuar nga pronarët.

Pas insistimit për të marrë paratë mbrapsht, dyshohet se Sefedin Ahmetaj, 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, e kanë mbyllur klienten brenda ambienteve të dyqanit dhe më pas e kanë dhunuar.

Pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë Policia. Gjatë shoqërimit të të dyshuarve, Edjola Harunaj dyshohet se ka kundërshtuar efektivët dhe ka djegur me cigare në dorë një punonjës policie, i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *