Një konflikt mes tre personave në zonën e ish-Parkut në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Sipas informacioneve paraprake, debati mes personave ka degjeneruar në përplasje fizike, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

Be First to Comment