Skip to content

Aksident i rëndë! Përmbyset autobusi, 41 të plagosur dhe 3 në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Kaman–Ankara, pranë qytetit të Kırıkkale në Turqi, ku një autobus me pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys, duke lënë të paktën 41 persona të plagosur.

Sipas agjencisë Anadolu, aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit për shkaqe që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet. Pas daljes nga rruga, autobusi u përmbys në anë të autostradës, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë forca të policisë, ekipe të emergjencës, zjarrfikës dhe ambulanca, të cilët evakuuan të lënduarit dhe u dhanë ndihmën e parë. Më pas, të plagosurit u dërguan në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se tre persona ndodhen në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në kujdes intensiv, ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve kanë marrë dëmtime të ndryshme, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ekspertët do të verifikojnë gjendjen teknike të autobusit, kushtet e rrugës dhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në përmbysjen e mjetit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *