Skip to content

Edi Rama mori dhuratë një pistoletë të personalizuar nga Erdogan, zbulohet detaji

Pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Ankara, vëmendjen e mediave nuk e kanë tërhequr vetëm zhvillimet diplomatike, por edhe dhuratat e veçanta që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë liderëve pjesëmarrës.

Sipas mediave turke, Erdogan u dhuroi krerëve të shteteve dhe qeverive revolverë ceremonialë të personalizuar, të gdhendur me emrin e secilit prej tyre. Për secilën dhuratë është përgatitur edhe dokumentacioni i nevojshëm i eksportit, për të mundësuar transportimin e ligjshëm jashtë Turqisë.

Revolverët janë prodhuar posaçërisht për këtë samit dhe konsiderohen objekte ceremoniale me vlerë të lartë. Krahas tyre, liderët morën edhe një letër personale të firmosur nga Erdogan, si dhe librin në gjuhën angleze “The Politics of Courage: Erdogan and the Rise of Turkiye”.

Një nga rastet që ka ngjallur më shumë diskutime është ai i kryeministrit britanik, Keir Starmer. Sipas raportimeve, revolveri i destinuar për të nuk është dërguar ende në Mbretërinë e Bashkuar, pasi legjislacioni britanik nuk lejon importimin e armëve të zjarrit në formën e tyre aktuale. Si pasojë, dhurata ka mbetur përkohësisht në Turqi, në pritje të një zgjidhjeje ligjore.

Mediat evropiane raportojnë se, për shkak të vlerës së tyre dhe karakterit ceremonial, këto revolverë pritet të përfshihen në inventarët zyrtarë të shteteve ose të ekspozohen në muze, në vend që të mbahen si pronë personale e liderëve.

Ky gjest i presidentit Erdogan është cilësuar si një veprim simbolik diplomatik dhe një nga momentet më të veçanta të samitit. Sipas raportimeve, është hera e parë që në një samit të NATO-s liderëve pjesëmarrës u dhurohen armë ceremoniale të personalizuara nga vendi mikpritës.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *