Skip to content

Shqiptarët të parët në Ballkan, studimi zbulon rezultatin surprizues

Shqipëria kryeson Ballkanin për nivelin mesatar të IQ-së, sipas një renditjeje për vitin 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga IQ Test, Shqipëria renditet e para në rajon me një nivel mesatar IQ prej 101.00. Pas saj vjen Serbia me 99.83, ndërsa Greqia mban vendin e tretë me 99.55. Në vijim renditen Kroacia me 99.32, Maqedonia e Veriut dhe Rumania me nga 98.88, si edhe Mali i Zi me 98.43.

Në fund të listës për Ballkanin ndodhen Bosnja dhe Hercegovina me 97.13 dhe Bullgaria me 96.54.

Në shkallë globale, Shqipëria renditet në vendin e 22-të. Kryesimin botëror e mban Hong Kongu me një rezultat prej 107.73, i ndjekur nga Koreja e Jugut me 106.97 dhe Kina me 106.48.

Vlen të theksohet se renditje të tilla bazohen në të dhënat e mbledhura nga testet online të IQ-së dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një matje përfundimtare të inteligjencës së popullsisë së çdo vendi.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *