Skip to content

Erion Veliaj firmos nga qelia, cakton personin e ri në detyrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Dokushi ishte larguar më herët nga kjo detyrë me urdhër të Anuela Ristanit, ndërsa vendimi i ri tashmë është protokolluar në institucionin e Bashkisë së Tiranës.

Rikthimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila i shpalli absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Dokushit nga shërbimi civil dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare.

Sipas arsyetimit të gjykatës, këto akte konsiderohen sikur nuk kanë ekzistuar ligjërisht, pasi nuk kanë prodhuar pasoja juridike. Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se aktet me pavlefshmëri absolute nuk mund të korrigjohen apo të legalizohen më vonë, duke e bërë të detyrueshëm zbatimin e vendimit për rikthimin e tij në detyrë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *