Një person ka humbur jetën tragjikisht në Prizren, pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie gjatë kryerjes së punimeve.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2026 në rrugën “Kalaja e Krujës”, ku viktima, një mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërkohë, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se ishte përgjegjës për punimet në vendin ku ndodhi aksidenti.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet.

Be First to Comment