Skip to content

Ambasada e SHBA-së me apel për shqiptarët: Ja mesazhi i rëndësishëm

Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët për përdorimin e vizave turistike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë një njoftim për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në SHBA me vizë turistike, duke i kujtuar rregullat e përdorimit të saj.

Në deklaratën zyrtare, ambasada thekson se personat që përdorin vizën turistike për të udhëtuar në SHBA me qëllim lindjen e fëmijëve dhe që mbulojnë shpenzimet mjekësore përmes programeve publike amerikane, mund të përballen me pasoja në të ardhmen, përfshirë vështirësi në rinovimin e vizës.

Sipas përfaqësisë diplomatike, disa shtetas shqiptarë kanë udhëtuar drejt SHBA-së me vizë turistike dhe kanë përdorur programin Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes. Ambasada thekson se këto shpenzime financohen nga taksapaguesit amerikanë.

“Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Autoritetet amerikane rikujtojnë se viza turistike duhet të përdoret vetëm për qëllimin e deklaruar gjatë aplikimit. Çdo përdorim i saj jashtë kushteve të përcaktuara ose për përfitime nga programe publike mund të ndikojë në vendimet e ardhshme për lëshimin apo rinovimin e vizave.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *