Skip to content

Katër marrëveshje të reja në negociata, zbulohet zhvillimi më i rëndësishëm

Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në këtë fushë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas saj, kjo politikë synon mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që punojnë jashtë vendit dhe është intensifikuar vitet e fundit. Ibrahimaj kujtoi se tashmë është ratifikuar edhe marrëveshja me Italinë, ndërsa bëri të ditur se po vijojnë negociatat për katër marrëveshje të tjera.

“Po punojmë me ritëm të lartë dhe synojmë që shumë shpejt këto marrëveshje t’i paraqesim për miratim në Këshillin e Ministrave e më pas për nënshkrim,” u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi miratimin e një pakete ndryshimesh ligjore që prekin sistemin financiar. Bëhet fjalë për projektligjet që lidhen me shërbimet e pagesave, sistemin e pagesave dhe bankat në Republikën e Shqipërisë.

Sipas Malajt, ndryshimet synojnë modernizimin e sistemit financiar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Ai theksoi se paketa do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, përmes uljes së kostove të shërbimeve financiare, rritjes së sigurisë dhe efikasitetit të sistemit, forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe nxitjes së konkurrencës dhe inovacionit në treg.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *