Skip to content

Ermali: Më konsideruan të vdekur, tani kërkoj të drejtën time mbi shtëpinë

“Më dinin të vdekur, por jam gjallë. Kam ardhur të marr atë që më takon”, me këto fjalë u prezantua Ermali në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”.

Ai përballet me nënën e tij, të cilën e akuzon se, së bashku me vëllain e madh, kanë kaluar në emrin e tyre apartamentin ku ai është rritur.

Sipas Ermalit, pas largimit në Itali në vitin 2007, familjarët e konsideruan të humbur dhe, kur u kthye në Shqipëri në vitin 2019, nuk gjeti më as banesën dhe as sendet e tij personale.

Ai pretendon se në vitin 2013 nëna dhe vëllai kanë kryer veprime për apartamentin pa dijeninë e tij, duke e përjashtuar nga pasuria familjare. Ermali shprehet se ka kontribuar për familjen dhe se tani kërkon të marrë pjesën që, sipas tij, i takon me të drejtë.

“Kur u ktheva në Shqipëri nuk gjeta më asgjë nga ato që kisha lënë. Më kanë marrë gjithçka, edhe sendet që kisha sjellë nga Italia. Kam ardhur në Rinas i shoqëruar nga policia, vetëm me shapka në këmbë. Sot dua vetëm atë që më takon”, u shpreh ai.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *