Skip to content

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda emërohet në krye të Komisariatit të Vlorës

Vijojnë lëvizjet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, Andi Deda, i cili deri tani ka mbajtur detyrën e drejtuesit të Komisariatit të Policisë Shijak, është transferuar për të drejtuar Komisariatin e Policisë Vlorë.

Deda është një figurë e njohur në radhët e strukturave të sigurisë. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në Policinë e Shtetit dhe të merrte drejtimin e Komisariatit të Shijakut.

Emërimi i tij në Vlorë vjen në kuadër të ndryshimeve që po zhvillohen në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjatë periudhës së fundit janë realizuar disa lëvizje në komisariate dhe drejtori vendore, ndërsa pritet që procesi i riorganizimit të vijojë edhe me emërime dhe transferime të tjera.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *