Skip to content

Taulant Balla zbulon vendimin e ri të qeverisë: Ndalimi do të bëhet me ligj

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka njoftuar se në seancën e sotme të Kuvendit do të shqyrtohen ndryshime në ligjin “Për Turizmin”, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Sipas Ballës, një nga ndryshimet kryesore parashikon ndalimin e punimeve të ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit, me qëllim shmangien e zhurmave dhe shqetësimeve për pushuesit. Ai theksoi se kjo masë vjen pasi, sipas tij, bashkitë nuk arritën të zbatonin kufizime të tilla.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me garantimin e aksesit të lirë në bregdet. Projektligji ndalon vendosjen e gardheve, mureve, barrierave apo çdo pengese tjetër fizike që kufizon lëvizjen e qytetarëve drejt detit ose përgjatë vijës bregdetare.

Balla u shpreh se, me hyrjen në fuqi të ligjit, të gjitha subjektet që administrojnë stacione plazhi do të jenë të detyruara të sigurojnë akses të pandërprerë për publikun, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje përfundimtare për problemin e barrierave në plazhe.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *