Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetjen e tij për aksionet e institucioneve për largimin e ndërtimeve pa leje në Ujman dhe në Prishtinë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sadiku theksoi se mbështet vendimin e qeverisë për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje dhe atyre të ngritura në prona shtetërore në Ujman, duke e cilësuar mbrojtjen e burimeve ujore të Kosovës si një interes strategjik për vendin.
Ai shprehu gjithashtu mbështetje edhe për Komunën e Prishtinës në aksionin për largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.
“Ligj dhe shtet. Për çdo qytetar dhe për çdo etni, pa dallim”, shkroi Sadiku në reagimin e tij.


Be First to Comment