Skip to content

Nuk iu bind Policisë me Audi Q8 me targa gjermane, kontrolli zbuloi atë që fshihej në makinë

Një kontroll i zhvilluar nga Policia e Kosovës në Ferizaj ka përfunduar me procedimin e një 20-vjeçari, i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

 

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën “12 Qershori”, ku policia ndaloi për kontroll një veturë Audi Q8 me targa gjermane.

 

Gjatë kontrollit, pasagjeri i automjetit, i identifikuar si Bujar Haziri, shfaqi sjellje të dyshimtë dhe tentoi të largohej me vrap sapo zyrtarët policorë kërkuan ta kontrollonin. Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai u ndalua nga policia.

 

Nga kontrolli trupor, policia dyshohet se gjeti një qese me rreth 3.39 gram marihuanë, si dhe një cigare të mbështjellë me 0.58 gram marihuanë. Substanca e dyshuar narkotike u sekuestrua si provë materiale.

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 20-vjeçari u intervistua në lidhje me dyshimin për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

 

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *