Skip to content

E rëndë: Mërgimtari nga Zvicra përballet me një fund tragjik

Vjedhjet nuk ndalen në Kosovë, mërgimtarit nga Zvicra i zhduket arma nga shtëpia në Mamushë

Vala e vjedhjeve në Kosovë po vazhdon, ndërsa viktima e radhës është një mërgimtar nga Zvicra, i cili gjatë pushimeve në vendlindje zbuloi se arma e tij, të cilën e posedonte me leje, ishte zhdukur nga shtëpia në Mamushë.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 44-vjeçar, ndërsa rasti është raportuar në Polici nga bashkëshortja e tij.

Familja jeton në Zvicër dhe shtëpinë në Mamushë e përdor vetëm gjatë pushimeve. Gjatë një kontrolli në vendin ku mbahej arma, ata konstatuan se ajo mungonte, çka bëri që menjëherë të njoftonin Policinë.

Arma e zhdukur është e tipit Rex Alpha 9 mm, prodhim Arex, e regjistruar dhe e poseduar me leje. Sipas të dhënave paraprake, arma ka qenë pa municion.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzike, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit dhe kanë mbledhur provat e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *