Skip to content

Tragjike: 32-vjeçari dyshohet se humbi jetën pasi u mbyt duke ngrënë shalqi

Një ngjarje tragjike është regjistruar të shtunën në Fushë Kosovë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së një cope shalqiri.

Sipas informacioneve të publikuara nga Gazeta Sinjali, viktima është Andi Spahiu, 32 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se një copë shalqiri i kishte mbetur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 14:15.

Pas njoftimit nga QKUK, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa është informuar edhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda.

Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë dhe rrethanat e vdekjes.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *