Skip to content

Ndryshime të rëndësishme në Polici – kryepolici fiton kompetenca të reja

Ndryshon ligji për Policinë e Shtetit, zgjerohen kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat sjellin kompetenca të reja për Drejtorin e Përgjithshëm dhe ndryshojnë mënyrën e emërimit të disa drejtuesve të strukturave policore.

Sipas ndryshimeve të miratuara, Drejtori i Përgjithshëm do të vazhdojë të zgjidhet përmes konkursit, por pas përfundimit të mandatit do të ketë të drejtën të mbajë gradën “Drejtues i Parë”. Gjithashtu, ai mund të angazhohet në funksione të tjera, si këshilltar, pedagog në Akademinë e Sigurisë ose oficer kontakti.

Ligji i ri i jep Drejtorit të Përgjithshëm kompetenca më të gjera në drejtimin e organizatës. Ai do të ketë të drejtën të emërojë dhe të shkarkojë drejtuesit e komisariateve dhe drejtorive vendore të policisë, pa zhvillimin e konkurseve, kur kjo konsiderohet e nevojshme.

Ndryshime janë bërë edhe për drejtuesit e departamenteve të Policisë së Shtetit. Emrat e propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm do t’i paraqiten ministrit të Brendshëm për miratim, ndërsa mandati i drejtuesve të departamenteve është shkurtuar nga katër në tre vjet, me mundësi riemërimi.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, këto ndryshime synojnë të reduktojnë procedurat burokratike dhe të rrisin efikasitetin në administrimin dhe drejtimin e Policisë së Shtetit, duke mundësuar reagim më të shpejtë në proceset operacionale dhe administrative.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *